Pritet rënie e butë e çmimeve të banesave, paralajmëroi Gjorgijev

Zoran Gjorgijev, drejtori i Shoqërisë aksionare për ndërtim dhe menaxhimin e hapësirave banesore dhe komerciale me rëndësi për Republikën, paralajmëroi rënie të butë të çmimeve në periudhën e ardhshme, transmeton Portalb.mk.

Ulja e çmimeve të banesave pritet të ndodhë për shkak uljes së çmimeve te materialet ndërtimore.

“Sipas asaj se si lëvizin punët tash, ka një rënie të çmimit të materialeve ndërtimore dhe për çdo rast, çmimet do të bien. Ne jemi kompani shtetërore dhe rregullator i çmimeve”, deklaroi Gjorgijev, duke theksuar që “mendoj se çmimet do të shkojnë drejt rënies së butë”.

Ai theksoi që shoqëria aksionare do të fillojë të ndërtojë në lokacione të reja, ashtu që do të ndikojë në rëniet e çmimit të metrit katror në Shkup dhe në shumicën e qyteteve”, deklaroi Gjorgijev.

Ndryshe, Gjorçgijev, së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevskin, ministrin Bllagoj Boçvarskin dhe zv.ministrin Bekim Rexhepi, mori pjesë në kontrollimin e punëve ndërtimore në banesat sociale në Komunën e Butelit, ku pritet vendosja e 312 familjeve nga kjo kategori.

Kovaçevski theksoi që për këtë strehimin e këtyre 312 familjeve, janë shpenzuar 10 milionë euro në këtë projekt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button