De Biasi: Kokën lart, luajtëm shumë mirë

I zhgënjyer nga dy pikët e humbura, por i lumtur nga paraqitja e skuadrës u shfaq Gianni de Biasi pas ndeshjes me Danimarkën, teksa italiani ja dedikoi minutat e dobta të fundit të lojës lodhjes së lojtarëve.

“Nuk jam i kënaqur plotësisht, sepse mund ta fitonim ndeshjen, por jam i kënaqur me performancën e skuadrës. Mendoj që luajtëm shkëlqyeshëm, por ishte e qartë që na mbaruan bateritë drejt fundit të lojës. Pas golit që shënuam, patëm raste shumë të mira për të siguruar fitoren, por nuk i realizuam. Megjithatë lojtarët duhet të mbajnë kokën lart, sepse luajtën shumë mirë kundër një kundërshtari kaq të fortë” – tha tekniku i kombëtares shqiptare.

Lajme të ngjashme

Back to top button