Video më emocionuese në TV shqiptare (VIDEO)

The Voice ka filluar sezonin e ri në Top Channel, ndërsa përpos faktit që shqiptarët kanë talent të madh për muzikë, një nga audicionet e fshehura ka krijuar emocion të paparë te të gjitha familjet shqiptare.

Stenald Mehilli, 17 vjeç nga Tirana ka bërë me lot të gjithë që e panë paraqitjen e tij të parë në The Voice.

Zëri i bukur i djaloshit nga Tirana nuk ishte e vetmja arsye që preku ata që e ndoqën paraqitjen e Stenaldit, por edhe fakti që ai është i verbër.

Nëpër rrjetet sociale, video e audicionit të tij të fshehur po përhapet me epitetin Ray Charles shqiptar, ndërsa nga skena ai iu përcoll nga Alma Bektashi e cila do e ketë në grupin e saj këngëtarin që emocionoi çdo shqiptar që e pa paraqitjen e tij.

Ledioni

Moderatori i The Voice, Ledion Liço, i përlotur e përcolli paraqitjen e Stenaldit

Stenaldi mendon që skena e The Voice do i krijoi mundësi të reja për jetën e tij.

Për ata që nuk kanë pasur mundësi të përcjellin episodin e 3-të të The Voice, sezoni i 4-të, shikoni videon më poshtë:

Lajme të ngjashme

Back to top button