Performanca e shqiptares që ktheu 4 karrige në The Voice, Belgjikë (VIDEO)

Një tjetër zë shqiptareje, emocionon publikun dhe profesionistët e huaj. Janë dashur vetëm pak sekonda që trajnerët e “The Voice Belgique” të kthejnë karrigen për shqiptaren Belinda Iberhysaj nga Deçani i Kosovës.

Ajo ka shkëlqyer me performancën e saj mbresëlënëse duke i bërë për vete të gjithë trajnerët, e kështu ata u kthyen që në katër sekondat e parë të këngës. “Ho Hey” është kënga që kishte përzgjedhur Belinda që e bëri të gjithë publikun të emocionohej e të përlotej dhe në fund të performancës, as vetë konkurrentja nuk I pëmbajti dot lotët. Të gjithë trajnerët e rrethuan dhe e përkrahën.

Në fund pas shumë debateve mes trajnerëve se kush do ta merrte ajo zgjodhi këngëtaren e njohur amerikane që jeton në Belgjikë, Beverly Jo Scott. “Ho Hey” është një këngë e vitit 2012, që ka pasur shumë sukses sidomos në reklama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button