Shqipëria e pamposhtur në Elbasan, mbetet lider (Video)
Ndeshja mes kombëtares së Shqipërisë dhe Danimarkës që u zhvillua në “Elbasan Arena” e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian të Futbollit, Francë 2016 përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Djelmoshat kuq e zi edhe në këtë ndeshje treguan se janë në formën më të mirë, ku për 90 minuta treguan lojë të shkëlqyer.
Ishte Ermir Linjani ai i cili shënoi në minutën e 38-të duke e çuar Shqipërinë në avantazh.
Kombëtarja vazhdoi të shkëlqej deri në minutën e 81-të kur danezët u përgjigjën me anë të Vibe (1-1).
Tifozët kuqezi nuk kanë ndaluar as edhe për një moment në mbështetjen lojtarëve në fushë, duke thirrur emrin e së cilit prej tyre.
Pas pranimit të golit minutat në vazhdim ishin rënie entuziazmi dhe nuk sollën ndryshim të rezultatit.
Edhe në Shkup kishte atmosferë ku shumë të rinjë u mblodhën te Sheshi Skendebeu për të ndjekur ndeshjen e kombëtares.
Me këtë pikë, Shqipëria mbetet lider sërish në Grupin I me katër pikë, aq sa ka edhe Danimarka. /Portalb