Çairi tregoi forcën edhe ndaj Kumanovës (Foto)

Vashat nga Çairi e kanë vazhduar serinë e fitoreve në sezonin e ri të Ligës Parë hendbollostike të Maqedonisë, ndërsa të shtunën në mbrëmje kanë shënuar një fitore shume me vlerë, ndaj ekipit Kumanovar me rezultat 28:23.

Dueli që u zhvillua në sallën “Enver Idrizi” në Çair, ishte cilësuar si derbi i javës, pasi që takoheshin dy skuadrat më të mira. Pikërisht kjo kishte bërë që salla të ishte përplot tifoz që në mënyrë korrekte anuan gjatë gjithë kohës për vashat nga Çairi.

Ena Drpljanin shë 10 gola
Ena Drpljanin shë 10 gola

Hendbollistet e reja nga Çairi gjatë gjithë kohës dominuan ndeshjen, duke mbajtur diferencë me së paku 5 gola, e kohë pas kohe arrinte edhe deri më 7, por në fund ndeshja përfundoi me 5 gola diferncë, e që ishte dhe fitorja e dytë me radhë për Çairin, pas asaj javë më parë që e fitoi në Gostivar.

në këtë ndeshje më efikase në radhët e Çairit ishte Ena Drpljanin e cila shënoi plot 10 gola, pastaj Lejla Jashar 5, Zana Shehi 4 dhe Melisa Ajdini me 3 gola. Rol të madh në fitoren e Çairit kishte dhe portierja Mimoza Jovanovska e cila mbrojti 14 raste të kumanovareve.

Zana Shehi ndihmoi klubin me 4 gola të shënuar
Zana Shehi ndihmoi klubin me 4 gola të shënuar

Gjithashtu edhe i gjithë ekipi kishte rol të rëndësishëm në këtë ndeshje, ndërsa një prej atyre që luajti mirë në mbrojtje ishte Vjollca Tahiri e cila enkas për “Portalb” u shpreh menjëherë pas ndeshjes.

“Kjo lojë ishte vetëm edhe një dëshmi që dëshira dhe dashuria ndaj hendbollit mund të të shpijë drejt qëllimit të dëshiruar, e ajo është fitorja. Urime edhe vashave të ekipit kundërshtar që deri në momentin e fundit ishin maksimalisht të përkushtuara, por ne falë shpirtit tonë luftarak arritëm t’i marrim me merite 3 pikët”, ka thënë Tahiri.

Ndeshjen e radhës vashat e klubit Çairi e luajnë kundër ekipit Kërçova 2010 dhe kanë paralajmëruar se do të udhëtojnë për të shënuar dhe fitoren e radhës. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button