Turqia dënoi sulmin ndaj Kuranit dhe flamurit turk në Danimarkë

Ministria e Jashtme e Turqisë ka dënuar në mënyrën më të fuqishme sulmin e kryer dje kundër Kuranit dhe flamurit turk në Danimarkë, transmeton Anadolu.

“Dënojmë në mënyrën më të fuqishme sulmin e kryer mbrëmë në Danimarkë kundër librit tonë të shenjtë Kuranit dhe flamurit tonë të lavdishëm. Nuk pranojmë në mënyrë kategorike që ky akt i ulët, që përbën një krim urrejtjeje, të lejohet nën emrin e lirisë së shprehjes”, thuhet në deklaratën me shkrim nga Ministria e Jashtme.

“Ky veprim i kryer në muajin e Ramazanit tregon dhe njëherë qartë se armiqësia ndaj Islamit, diskriminimi dhe ksenofobia kanë arritur në nivele edhe më shqetësuese për çdo ditë që kalon në Evropë dhe se nuk është marrë asnjë mësim nga e kaluara”, theksohet në deklaratën ku bëhet e ditur se autoritetet daneze janë njoftuar se Turqia dënon në mënyrën më të fuqishme këtë akt.

Më tej në deklaratë autoriteteve të Danimarkës u bëhet thirrje që të ndërmarrin veprimet e nevojshme kundër autorëve të këtij krimi të urrejtjes në fjalë dhe të marrin masa konkretë me qëllimin për të parandaluar provokime të tilla që vendosin në objektiv qetësinë sociale dhe kulturën e bashkëjetesës paqësore.

Më 27 janar në Danimarkë u dogj një kopje e Kuranit para xhamisë dhe Ambasadës së Turqisë në Kopenhagë.

Poashtu edhe në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm, më 21 janar ishte kryer një sulm i ngjashëm kundër Kuranit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button