Pas suspendimit, Gjykata Themelore kërkon zëvendësimin e gjykatësve të arrestuar

Gjykata Themelore Shkupi 1 njoftoi se pas marrjes së vendimit nga Këshilli Gjyqësorë për suspendimin e gjykatësve të arrestuar, do të kërkojë nga Këshilli që të tu ndajë gjykatës për periudhë të caktuar. Deri në gjetjen e gjyqtarëve të rinj me lëndët gjyqësore do të procedojnë katër gjyqtarët e mbetur.

“Duke marrë parasysh se gjykatësit të njësisë për kundërvajtje kanë pasur edhe nga pesë mijë lëndë për të shqyrtuar, mendojmë se nuk do të ketë problem për t’i punuar lëndët nëse nuk gjendet gjyqtarë plotësues dhe nuk do të lejohet çfarë do qoftë ndalimi në punë”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Lajme të ngjashme

Back to top button