Gjykata Penale kundër Apelit pas vendimit skandaloz për “organizatorët e 27 prillit”: Të hetohet pse lëndët vjetrohen

Gjykata Themelore Penale e Shkupit sot ka dalë me kumtesë, në të cilën shprehë kritika në lidhje me punën e Gjykatës së Apelit, pasi që disa lëndë gjyqësore kundër funksionarëve të lartë janë vjetruar ose janë kthyer në rigjykim. Gjykata e shkallës së parë, i fton mediat dhe opinionin profesional që të analizojnë se ku dhe për cilat “shkelje thelbësore” lëndët me vjet presin që të jenë të plotfuqishme dhe vjetrohen, ndërkaq qytetarët e humbin besimin në gjyqësor, njofton Portalb.mk.

Reagimi vjen pasi që dje Apeli i ka pranuar ankesat e të akuzuarve dhe të dënuarve në shkallë të parë për organizimin e ngjarjeve të dhunshme në Kuvend të RMV-së më 27 prill të vitit 2017-të. Gjegjësisht Apeli ua shfuqizoi dënimet me burg prej gjithsej 25 vjet ish funksionarëve, Trajko Veljanoski, Spiro Ristovski, Mile Janakieski dhe Vlladimir Atanasovski, ndërkaq lëndën e ktheu në rigjykim.

Nga Gjykata Penale thonë se Apeli mundet shpejtë dhe sipas meritave të vendos për ankesat e personave të akuzuar, veçanërisht që lënda më tepër se lënda ndodhet një vit në duart e tyre.

“Nëse arsyeja për shfuqizimin e aktgjykimit është e arsyes teknik, gjegjësisht zbatimit të Ligjit për Amnisti, atëherë gjykata mundet menjëherë të vendos, para se gjithash për shkak të drejtës së të akuzuarve të cilët kanë qenë në paraburgim dhe nën masa, të drejtat e të dëmtuarve të cilët janë në pritje të vendimit përfundimtar, por edhe për mbrojtjen e vetë procedurës e cila mund të vjetrohet. Patjetër duhet të merret parasysh me shfuqizimin e aktgjykimit dhe kthimin e saj nga e para, bëhet shpenzime shtesë, zvarritje dhe rrezikim të të drejtës për gjykim në afat të arsyeshëm, e cila është në dëm të të gjithë neve”, thonë nga Gjykata Penale.

Nga Gjykata Penale thonë se të gjitha lëndët, pa dallim të statusit të akuzuarit, udhëhiqen në procedurë transparente me praninë e mdiave, organizatave civile dhe organizatave ndërkombëtare, të cilët e ndjekin punën e organeve gjyqësore.

Nga Gjykata e Apelit dje deklaruan se kur është shqyrtuar aktgjykimi i shkallës së parë për “Organizatorët e 27 prillit” është vlerësuar se gjatë veprimit për këtë lëndë janë kryer shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës penale.

“Gjykata e shkallës së parë gjatë konstatimit të gjendjes faktike nuk ka konstatuar me siguri në çfarë përbëhen veprimet e çdo të akuzuarit, për të kuptuar natyrën e veprës penale për të cilën akuzohen”, thanë nga Apeli.

Sipas Apelit, Gjykata Penale gjithashtu e ka shkelur të drejtën e mbrojtjes së të akuzuarve me çka, sipas saj, ka ndikuar në ligjshmërinë dhe miratimin e rregullt të aktgjykimit, por edhe ndaj gjykimit të drejtë ndaj të akuzuarve.

Ndryshe, më 26 korrik të vitit 2021, Gjykata Penale e Shkupit i ka shpallur fajtorë të akuzuarit në rastin “Organizatorët e 27 prillit” dhe i ka dënuar me gjithsej 25 vjet burg, edhe atë:

  • Trajko Veljanovski (ish kryetar i Kuvendit) – 6 vjet e 6 muaj
  • Mile Janakieski (ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve) – 6 vjet e 3 muaj
  • Spiro Ristoski (ish ministri i Arsimit dhe Shkencës) – 6 vjet e 3 muaj
  • Vlladimir Atanasov (ish drejtor i Policisë Sekrete) – 6 vjet burg

Gjykatësi Ilija Trpkov, gjatë shqiptimit të aktgjykimit tha se shteti nuk mbrohet me rrahje të deputetëve, gjegjësisht sipas tij shteti nuk ndërtohet dhe mbrohet me dhunë.

ulmi ndaj Kuvendit dhe rrahja e deputetëve dhe gazetarëve nga ana e protestuesve të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, ndodhi më 27 prill të vitit 2017, pasi nga shumica parlamentare, për kryetar të Kuvendit u zgjodh një shqiptar, gjegjësisht Talat Xhaferi. Sulmi ndaj Kuvendit, nga faktori i brendshëm dhe i jashtëm u cilësua si “sulm ndaj demokracisë”.

Sipas Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, të akuzuarit e dinin saktësisht se çfarë po bënin dhe vepruan me qëllimin e vetëm për të parandaluar formimin e një qeverie nga shumica parlamentare e siguruar tashmë.

Procesi gjyqësor për organizatorët e dhunës së 27 prillit në Kuvend filloi në 21 shkurt 2020.

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion dorëzoi aktakuzën në Gjykatën Penale më 31 maj 2019 ndërsa u pranua më 31 janar 2020.

Në hetim u përfshinë edhe ish-Kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-zyrtari e inteligjencës Nikolla Boshkovski, por procedura për ta u ndal derisa ata të viheshin në dispozicion të agjencive të zbatimit të ligjit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button