Netflix ka lajme të këqija për abonuesit

Netflix është kompania më e madhe e transmetimit vizual të filmave dhe ka miliona abonentë që përdorin këtë kanal transmetimi. Për 2 vitet e fundit kompania nxirrte gati çdo javë nga një film që bëhej viral në pak kohë dhe mjaft i ndjekur, shkruan PCWorldAlb.

Për vitin 2023,Netflix ka vendosur që të reduktojë numrin e filmave që do të lançohen. Kjo nismë vjen pasi një pjesë e filmave nuk merrte vlerësime dhe çmime të ndryshme që sillnin përfitime për kompaninë. Transmetimi arrinte nivele të larta dhe pamjet grafike ishin të një cilësie fantastike, por përmbajtja e filmave mund të ishte edhe e pa dëshirueshme.

Ulja e numrit të filmave që do të transmetohen do të sjellë një ulje të buxhetit të përdorur nga Netflix i cili mund të reduktohet në 30 milion dollarë dhe maksimumi mund të shkojë deri në 80 milion.

Netflix humbi një numër të konsiderueshëm të përdoruesve pasi bllokoi aksesin e disa llogarive me të njëjtin fjalëkalim. Pritet të shohim cilësinë e filmave që do të transmetohen dhe si do ta presin të gjithë përdoruesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button