Netflix uli çmimet në 30 vende të botës

Pavarësisht se rriti çmimet për Amerikën e Veriut një vit më parë, Netflix ka vendosur ti ulë ato në 30 vende të botës, raporton PCW. Edhe pse mund të ngjajë kontradiktore në pamje të parë, kompania duket se po eksperimenton për të gjetur balancën e duhur mes të ardhurave dhe rritjes së numrit të abonentëve.

Kompania ka ulur çmimet thuajse me 50 përqind në disa vende të Lindjes së Mesme si Jemeni, Jordania, Libia dhe Irani, të Afrikës si Kenia, Evropës si Kroacia, Sllovenia dhe Bullgaria, të Amerikës Latine si Nikaragua, Ekuadori dhe Venezuela dhe Azisë si Malajzia, Indonezia, Tajlanda dhe Filipinet.

Edhe pse rritjet periodike janë bërë diçka e zakonshme për Netflix, së fundi ka lançuar një plan me reklama për 12 vende në Tetor të 2022.

Ulja e çmimit të abonimit vjen ndërsa shërbime të tjera si Disney+, Hilu dhe Sling TV i kanë rritur.

Kompania gjithashtu është në proces aplikimi të një tarife mujore për njerëzit të cilët ndajnë kredencialet e tyre jashtë shtëpisë. Pasi testoi një program pilot në Amerikën Latine, kompania lançoi shkëmbimin me pagesë të llogarive në Kanada, Zelandën e Re, Portugali dhe Spanjë.

Tarifa e aplikuar është 8 dollarë në Kanada dhe Zelandën e Re, 4 euro në Portugali dhe 6 euro në Spanjë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button