Thaçi sulmon verbalisht gazetarin e KOHA-s (VIDEO)

Gazeta KOHA dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënojnë sulmin verbal të kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi ndaj gazetarit  Arben Zeqiri në Parlamentin e Maqedonisë.  
Sulmin ndaj gazetarit Zeqiri po ndodh në të njëjtën ditë kur PDSH edhe përkundër qëndrimit të fortë që kishte, njoftoi kthimin në Parlament.  Thaçi verbalisht në Parlament ka sulmuar dhe akuzuar Zeqirin gjoja se kinse ky i fundit paska shkruar tekste kritike në një portal lokal në Tetovë kundër tij, për çka Zeqiri thotë se këto akuza janë shpifje dhe trillime të kulluara. 

Madje, kreu i PDSH-së ka shkuar aq larg sa që e ka kërcënuar Zeqrin se deri te këto informata ka ardhur duke ia thyer pasvordin e Fejsbukut dhe duket patur qasje në bisedat e tij personale.

“Gazeta KOHA dhe SHGM-ja duke mos e ditur prapavijën e këtij akti të shëmtuar të Thaçit e dënon të njëjtin dhe kërkon nga ai të heq dorë nga pengesa ndaj gazetarëve për realizimin e informimit të lirë dhe objektiv, e cila ishte një ndër vërejtjet e fundit të raportit të Komision Evropian ndaj Maqedonisë .Që të jetë ironia më e madhe, kërcënimi i Thaçit vjen pikërisht në ditën kur atij i është dorëzuar Raporti i KE-së nga ambasadori Aivo Orav dhe ku u sugjerohet politikanëve që të heqin dorë nga presionit ndaj mediave” reagon gazeta Koha.

“SHGM vlerëson se sjellja e njeriut të parë të PDSH është rast i paprecedentë për demokracinë në Maqedoni, një ditë pas publikimit të raportit të progresit të Bashkimit Evropian për Maqedoninë në vitin 2014, i cili është shume kritik për lirinë e fjalës. Për ne sulmi verbal ndaj Zeqirit dëshmon se nën çfarë presionesh punojnë gazetarët e Maqedonisë, të cilët kritikojnë punën e politikanëve. Kjo është vetëm edhe një përpjekje për të trembur gazetarët dhe për të devalvuar rolin e mediave në një shoqëri demokratike. Ftojmë publikisht Thaçin t’i sqarojë opinionit se si ka arritur të depërtojë në profilin personal të gazetarit Zeqiri në Fejsbuk, ndërsa institucionet kompetente të zbardhin rastin për të hequr dyshimin në publik se politikanët ndjekin gazetarët kritikë.  “thuhet në reagimin e SHGM-së.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Une mendoj se gazetarèt tanè nuk din se si ta zhvillojnè profesionin e vetè. Disa prej tyre mirren me paragjykime,ofendime duke i shèndoshur komplekset personale,si dhe kush si i paguan qè te bajnè propagandè . Mungon etika gazetareske dhe profesionaliteti ne veprim.

Back to top button