Gaxha u shpall luftë huliganëve

Tre ditë pas demolimit të lokalit të këngëtarit të njohur Adrian Gaxha, i cili në fakt menaxhohet nga ana e të atit, Emin Gaxha, ky i fundit ka vendosur të ballafaqohet haptazi me grupin, i cili përveç dëmit material, mbrëmjen e të shtunës lëndoi edhe ortakun e tij.

Gjatë një konference për shtyp Emin Gazha quajti huliganët “zonja”, duke u bërë thirrje institucioneve të marrin masa urgjente për sanksionimin e tyre. Në të kundërt ai shprehu gatishmërinë të ballafaqohet me dhunuesit që morën guximin të futen në klubin e tij, siç thotë ai, në një mënyrë tjetër.

“Huliganët që më shkaktuan një dëm shumë të madh mund t’i quaj zonja, sepse kur kalojnë përtej Vardarit janë shumë të sjellshëm. Unë jam shumë i vetëdijshëm për pasojat, por jam i vendosur të organizohemi në një mënyrë më ndryshme. Këtë herë nuk ka shanse që autorët të kalojnë pa u dënuar””, tha Emin Gaxha, raporton “Koha”.

Lajme të ngjashme

Back to top button