Shkëndija miqësore me Skënderbeun në Korçë

Shkëndija do të përballet me kampionin e Shqipërisë, Skënderbeun në një ndeshje kontrolluese që të dielën do të zhvillohet në Korçë. Duke dashur të shfrytëzojnë pauzën në kampionat për shkak të angazhimeve të ekipeve kombëtare në kualifikimet për Euro 2016, drejtuesit e Shkëndijës kanë plotësuar kërkesën e stafit teknik për zhvillimin e një ndeshje kontrolluese me kundërshtar kualitativ.

Pikërisht skuadra kampione e Shqipërisë do të jetë rival i ‘kuqezinjëve’ më 12 tetor dhe korçarët ishin zgjedhje e përkryer për të zhvillimin e një testi serioz ku stafi teknik do të mund të përfshijë të gjithë futbollistët në lojë, ndërsa do të ketë mundësi që këtë sfidë ta përdorë për të provuar skema të ndryshme taktikore. Ndeshja Skënderbu-Shkëndija do të zhvillohet më 12 tetor në Korçë, me fillim në orën 15:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button