Shkëndija qerasi Teteksin me një “pesëshe”
Shkëndija e Tetovës ka marrë dhe një fitore tjetër të radhës, kësaj here duke e mundur Teteksin në Tetovë me rezultat të thellë dhe me shumë raste për gola. Edhe pse shumë sulmuest kuqezinj tentonin që të hapin rezultatin, por këtë e bëri mbrojtësi shkupjan I kuqezinjve Sedat Berisha, i cili në minutë e 17-të i dha epërsinë Shkëndijës dhe paralajmëroi fitoren e radhës, për të ngritur skuadrën e tij në mesin e tri ekipeve më të mira.
Dy herë me radhë shënoi Hristijan Kirovski në minutat e 38-të dhe 56-të, ndërsa dhe dy gola të tjerë ishin vepër e kroatit Bojan Vruçina, i cili shënoi në minutat e 77-të dhe 83-të.
Skuadra e Renovës ka pësuar disfatë nga Metalurgu me rezultat 3:0, ndërsa golat u shënuan nga Marjan Radeski në minutat e 48-të dhe 71, ndërsa një gol e shënoi edhe Aleksandar Stojanovski në minutën e 67-të.
Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate: Bregallnica – Pelisteri 0:0, Turnova – Rabotniçki 0:1 dhe Vardari – Sileksi 2:0. Në tabelë kryson Vardari pas 9-të xhirove me 21 pikë, Metalurgu ka 17 pikë, Shkëndija dhe Pelisteri me nga 15 pikë, Sileksi, Turnova dhe Rabotniçki kan nga 13 pikë, Renova në pozitën e 8-të me 9 pikë, Bregallnica e parafundit me 5 pikë dhe Teteksi mbetet e ngujuar në pozitën e fundit me 2 pikë. / Portalb /