VMRO-ja e përgatit Stavreskin për kryetar shteti?

VMRO-DPMNE-ja bën anketë për ta parë disponimin e qytetarëve rreth idesë që ministri aktual për financa dhe zëvendëskryeministri, Zoran Stavreski, të jetë kandidat i partisë për kryetar të Maqedonisë në zgjedhjet e ardhshme për kryetar shteti, shkruan “Utrinski Vesnik”-u.

Nga VMRO-DPMNE-ja për gazetën kanë demantuar se janë duke zbatuar një anketë të tillë, e këtë gjë nuk e ka konfirmuar asnjë agjenci për rejting.

Gazeta thekson se VMRO-DPMNE-ja largohet nga kryetari aktual Ivanov. Zgjedhjet për kryetar shteti duhet të mbahen në pranverë të vitit të ardhshëm. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button