I kërcënohen me vdekje anëtarit të Komisionit lustrues

Anëtari i Komisionit lustrues Çedo Damjanovski sot para gazetarëve publikoi se para një muaji ka pasur kërcënime të drejtpërdrejta me vdekje nga faktorë të jashtëm, për të cilën gjë e ka njoftuar edhe policinë.

Ai sot para gazetarëve tha se gjatë mbledhjeve të Komisionit ai ka marrë kërcënime të drejtpërdrejta për jetë edhe nga kryetari i komisionit Tome Axhiev.

Përndryshe, dje u lustruan piktori akademik Tome Serafimovski dhe ish-shefi i Agjencisë për zbulim Sllobodan Bogoevski, ndërsa vetëm Damjanovski votoi kundër. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button