Paraburgim 8-ditor për të dyshuarin që kërcënoi kryetarin Kavadarit Mitko Jançev
Paraburgim tetë ditor i është caktuar personit që e ka kërcënuar kryetarin e Kavadarit Mitko Jançev në Facebook, njoftoi Prokuroria, transmeton Portalb.mk.
“Personi përmes një komenti në rrjetin social Facebook i ka dërguar kërcënim kryetarit aktual të Kavadarit se “nuk do të vdesë nga sëmundja apo pleqëria”. I dyshuari paraprakisht ka qenë i dënuar për disa vepra penale për kanosje ndaj kryetarit dhe familjes së tij”, kanë thënë nga Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit, e cila ka ngritur lëndë dhe ka iniciuar procedurë për veprën penale – Rrezikimi i sigurisë nga neni 144 paragrafi 4 i Kodit Penal.
Pas propozimit të prokurorit publik kompetent, gjyqtari i procedurës paraprake të dyshuarit i ka caktuar masën arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej 8 ditësh.