Pritje madhështore për Gomezin në Fiorentinë

Goditja e madhe e presidentit Della Valle në merkato, Mario Gomez, ngriti peshë Firencen. Tifozët vjollcë pushtuan “Artemio Franchi” për prezantimin e sulmuesit që do të udhëheqë repartin e avancuar të Fiorentinës. 

Dhe gjermano-spanjolli përpiqet që në fillim të jetë simpatik për tifozët e tij të rinj duke përgatitur një përshëndetje të thjeshtë në italisht, përpara se t’i rikthehet gjermanishtes:
“Jam shumë i lumtur që jam fiorentin. Do të përpiqem të mësoj sa më shpejt italisht në mënyrë që ta kem më të thjeshtë dhe me intervistat. Që nga Gjermania e kam ndjerë entuziasmin që ekziston në Itali kur flitet për futbollin. Kur e kuptova që kishte ardhur momenti për të lënë Gjermaninë, alternativat ishin ose Spanja ose Italia. Zgjodha Firencen edhe për pasionin e energjinë e tifozëve”.

Lajme të ngjashme

Back to top button