Jay Z flet për Rihannën dhe rrahjen e saj nga Brown

Reperi i njohur dhe bashkëshorti i Beyonce, Jay-Z është shprehur se Rihannas i jep vetëm këshilla për jetën e saj, por kurrë nuk ndërhyn në vendimet që ajo merr.

Në një intervistë radiofonike, mentori i këngëtares nga Barbadosi tha: “Unë nuk mund të kontrolloj jetën e saj. Unë mund t’i jap vetëm këshilla, kur i kërkon, por jo të marr vendime për të”, transmeton TCH.

Jay-Z ka qenë gjithmonë kundër marrëdhënies së Rihannas me Chris Brownin. Ai pati deklaruar në media se Rihanna nuk duhet ta kishte falur reperin pasi ky i fundit e rrahu brutalisht në vitin 2009.

Lajme të ngjashme

Back to top button