Haradinaj: Kurrë nuk shkoj me Vetvendosjen e Albinit

Ramush Haradinaj thote: Me VV-në? Kurrë. Me PDK-në? Më shumë jo, se po. Me LDK-në? Më shumë po, se jo.

Lideri i AAK’se, Ramush Haradinaj ka vendosur perfundimisht te shkeput çdo mundesi bashkepunimi me Levizjen Vetevendosje.

Ai duket se i ka perjetuar rende akuzat e subjektit te Albin Kurtit, qe perveç tjerash, e akuzoi ate si kreun e grupeve qe kerkojne haraç ne Dukagjin.

Haradinaj ishte ne emisionin “Debat” te RTK’se mbremjen e se premtes dhe tha se “kurre nuk do te beje koalicion me Vetevendosjen”.

Per partite tjera, ai beri nje loje fjalesh.

“Me VV-në? Kurrë. Me PDK-në? Më shumë jo, se po. Me LDK-në? Më shumë po, se jo”, tha ai.
Akuzat dhe kunderakuzat mes AAK’se dhe VV’se u intensifikuan diteve te fundit teksa Qeveria po shtynte per miratim ne Parlament nje obligim te marre ne dialogun Prishtine-Beograd; Ligjine per Aministine.

“S’kishin alternativ tjeter”, tha Haradinaj kur u pyet se pse deputetet e tij votuan pro ketij ligji.
Sipas tij, permes ligjit, synohet te integrohen serbet e Veriut ne insitucionet e Shtetit te Kosoves.

AAK eshte kritikuar fort se muajt e fundit ka mbajtur anen e Qeverise, nderkohe qe ka tradhetuar idealet dhe misionin opozitar.

Por, kreu i kesaj partie beson se eshte ne rruge te drejte. Madje, ai tha se ne zgjedhjet e ardhshme lokale, qe zhvillohen me 3 Nentor, partia e tij do te marre rreth 20% te votave.
“Ju them te gjitheve: behuni gati, diçka e mire do te ndodh”.

Ai tha se zgjedhje lokale do te jene matese per ndryshimet qe kane ndodhur ne skenen politike te Kosoves.

Haradinaj duket se permes zgjedhjeve lokale synon te imponohen si lojatar kyç ne menyre qe ta shkurtoje aq sa mundet pritjen per ta marre postin qe e deshiton tash e sa vjet, ate te Kryeministrit.

Si i tille ka tingelluar gjate gjithe intervistes dhene RTK’se.
“Jemi sovran si parti politike. Nuk kemi asnjë obligim ndaj partive. Kushdo që vendosë të na përkrahë në fitore, është i mirëseardhur”, tha ai,transmeton express.

Lajme të ngjashme

Back to top button