Lëndohet Kallaba, 2 javë jashtë fushe

Një nga mbrojtësit më të mirë të skuadrës së Shkupit, Leonard Kallaba ka përjetuar një lëndim, që do ta largojë nga fusha e blertë për së paku 10 ditë. Lëndimi ka ardhur gjatë seancës stërvitore të së enjtes, që e ka detyruar mbrojtësin e shkathët të skuadrës të mungojë në stërvitjen e fundit të ekipit të premten, një ditë para ndeshjes me ekipin Mlladost CD.

“Sigurisht se kemi punuar me intensitet të shtuar dhe se për ne futbollistët janë shumë normale këto lëndime. Sipas stafit mjekësor mësova se kam vetëm një këputje të lehtë të një fije të muskulit, që kërkon një terapi të lehtë për së paku 10 ditë. Besoj se shumë shpejt dhe pa ndonjë vështirësi do e kaloj këtë lëndim dhe do të kthehem të jap kontributin tim në klub. Tani kur jemi kryesues të tabelës, gjithsesi se do të kemi barrë më të madhe për ta ruajtur këtë pozitë deri në fund, pasi që të gjithë me gjithë shpirt e duam më Ligën e Parë”, ka thënë për faqen zyrtare të klubit, Leonard Kallaba.

Shkupi të shtunën do të luajë ndeshjen e xhiros së 5-të në Resnjë kundër Mlladost CD, ndërsa fat i mirë për skuadrën është se nga lëndimi është kthyer lojtari tjetër i repartit të mbrojtjes, Dimitrija Llazarevski, i cili mungoi në ndeshjen derbi ndaj Vëllazërimit.

Kallaba ditëve në vazhdim do ti nënshtrohet terapive të lehta, ndërsa pas 10 ditëve me konstatimin e stafit mjekësorë ai pritet ti bashkëngjitet ekipit për të vazhduar garën e filluar drejt kthimit në Ligën e Parë. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button