Dizeli harxhohet më shumë në Maqedoni

Në kuadër të shpenzimeve të derivateve të naftës në Republikën e Maqedonisë në vitin 2013 dominon bindshëm dizeli me 53.24%, mazuti me 15.72% dhe benzini pa plumb me 15%. Pastaj pasojnë vaji ekstra i lehtë (EL-1) me 8.51%, gazi i lëngshëm i naftës me 6,22% dhe derivate tjera me 1.3%, njofton “Zhurnal”.

Në përgjithësi, shitja e derivateve të naftës gjatë vitit 2013 në Maqedoni paraqet 777.133 tonë, që paraqet zvogëlim për 3.76% në krahasim me derivatet e naftës në vitin 2012 kur kishte shpenzime të naftës prej 806.489 tonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button