Suspendohet truproja e Nikolla Gruevskit

Dejan Mitrovski – Urko, i cili me vite të tëra është truprojë personale e kryeministrit Nikolla Gruevski përkohësisht është suspenduar nga pozita e tij e punës, ka pohuar zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.

Ai nuk e ka treguar arsyen pse është suspenduar truproja i Gruevskit, ndërkaq mediat kanë shkruar se ai është suspenduar pasi nuk i ka respektuar rregullat e punës dhe standardin profesional të të punësuarve si dhe për shkak të fokusit të zvogëluar të obligimeve.

Mitrovski është i punësuar në Drejtorinë e gjashtë të MPB-së e cila është e angazhuar për sigurimin fizik të përfaqësuesve të lartë shtetëror dhe objekteve të rëndësishme të shtetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button