Informacione të përgjithshme mbi Nato-n dhe zhvillimet e saj të fundit

Me rastin e samitit të Nato-s në Britani të Madhe, e cila, pritet të jetë si njëra ndër samitet më të vlefshme të këtij shekulli, Portalb ju sjell disa informacione mbi organizatën më të fuqishme të të gjithë kohërave.
Pjesë të pyetjeve më të rëndësishme i gjeni të shkruajtura më poshtë.

Kush është Nato?

Nato (North Atlantic Treaty Organisation – Organizata e Paktit Veri Atlantik) është një organizatë ushtarake e krijuar në vitin 1949, si kundërpërgjigje ndaj Bashkimit Sovjetik. Prej 1967, kryeqendra e saj është Brukseli, ndërsa sot organizata ka 28 shtete anëtare mes tyre edhe Shqipëria. Nato-ja p;rfaqësohet nga një gjeneral sekretar dhe nga ambasadat e 28 shteteve anëtare.

Cila shtete janë pjesë e saj?

Themeluesit e saj, 1949, janë SHBA, Kanada, Britania e Madhe, Belgjika, Danimarka, Franca, Islanda, Italia, Luksemburgu, Hollanda, Norvegjia. Nga viti 1952 anëtare të saj janë edhe Greqia e Turqia, ndërsa nga 1955 edhe Gjermania.
Më pas zgjerimi është si vijon: 1982 integrohet Spanja. 1999, Polonia, CCekia dhe Hungaria. 2004, Bulgaria, Rumania, Slovenia, Slovakia, Estonia, Lituania dhe Letonia. Ndërsa në fund nga 2009 anëtare të saj janë Shqipëria dhe Kroacia, kun ë fakt duheshte të integrohet edhe Maqedonia, por si pasojë e kontestimit të emrit me Greqinë, integrimi i saj akoma vazhdon të jetë temë e premtimeve elektorale.

Detyrat e Natos?

Pika vendimtare e Natos është artikulli numër 5, që detyron të gjitha vendet të mbrojnë njëri-tjetrin në rast rreziku. Më saktë kjo do të thotë, se në rast se një shtet i Nato-s sulmohet nga ndonjë shtet tjetër jo-anëtar, automatikisht në luftë janë edhe 27 shtete tjera.

Sa e fuqishme është Nato?

Kjo nuk është pyetje e lehtë. Sepse Nato nuk ka në princip ushtarët e saj. Të gjithë shtetet, varësisht nga investimi në ushtri, shton edhe ndikimin e organizatës. Kohët e fundit flitet se vendet e vogla si Slovenia e Letonia, duhet të investojnë më shumë në këtë drejtim, minimum 2% të GDP-së.
Sesa ushtarë ka Nato Portalb ua ka sjell foton e mëposhtme.

A mund të ketë luftë mes Nato-s dhe Rusisë?

Sipas paktit të vitit 1997, Nato dhe Rusia nuk e quajnë veten si kundërshtarë dhe armiq të njëri-tjetrit. Mirëpo me zgjerimin e Natos mbi republikat ish-sovjetike, Lituani, Letoni dhe Estoni dhe me krizën e fundit në Ukrainë, konkurenca ka filluar të shfaqet mes dy fuqive.
Ukraina nuk është pjesë e Natos dhe realisht nuk vlen artikulli 5 i marrëveshjes, por rasti i saj mund të shërbejë si domino për anëtaret tjera të Natos që kanë popullsi të konsiderueshme ruse.
Ish gjenerali i Natos, Harald Kujat, thekson se askush nuk do rrezikonte një luftë të tillë./ Fitim Dika, Portalb

Estnische Soldaten während der „Frühlingssturmübung“ im Mai 2014 in Sangaste, Estland
Ushtaret e Natos ne Estoni, ne kufi me Rusine!

 

Bulgarische Soldaten üben die Eroberung eines Dorfes im Trainingszentrum Hohenfels
Ushtaret Bullgare duke u trajtuar ne Gjermani

 

An der jährlichen „Frühlingssturmübung“ nehmen estnische, lettische, litauische, amerikanische, britische, polnische, belgische und dänische Truppen teil
Perberja e ndryshme etnike e ushtareve te Natos

 

NATO-Truppenstärke
Numri i ushtareve ne Nato, prijne SHBA dhe Turqia!

 

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button