Shkëndija largoi zviceranët Walter dhe Kohler

Zivcerani Mathias Walter nuk do të jetë më drejtor sportiv i Shkëndijës. Ai erdhi një vit më parë në rradhët e Shkëndijës dhe kontribuoj gjatë gjithë kohës në ndërtimin e bazës së re të klubit në momentet që kompania ‘Ecolog’ merte drejtimin e ekipit.

Mirëpo pas ndryshimeve të fundit në bordin drejtues, është vendosur që të ndërpritet marëveshja e tij me Shkëndijën. Duke ditur kontributin e tij në ekip gjatë vitit që lëmë pas dhe miqësisë së krijuar rreth skuadrës, Walter do të mbetet pjesë e miqve të klubit dhe konsulent për çështje të jashtme.

KF Shkëndija falënderon Mathias Walterin për kontributin e dhënë për klubin dhe i dëshiron gjithë të mirat në të ardhmen. Bashkë me Walterin ndërpritet marëveshja edhe me trajnerin e shkathtësive, Stefan Kohler.

Lajme të ngjashme

Back to top button