Lajm i tmerrshëm për tifozët e Premier Ligës

Se të gjithë njerëzit në botë janë të çmendur pas sportit të futbollit do ta dëshmojë edhe lajmi i mëposhtëm. Në Angli është zbuluar një transmetim ilegal nga policia e Mançesterit.

Detektivët specialistë e kanë zbuluar se një 27-vjeçar kishte arritur që të i transmetonte ndeshjet LIVE, në mënyrë Ilegale në internet. Ai menjëherë është arrestuar, teksa policia ka theksuar se ky ishte njëri nga rastet më të fuqishëm që kanë zbuluar.

Transmetimet ilegale janë duke iu kushtuar televizionëve hiq më pak se 10 milionë funte në vit, gjë që është shumë e dëmshme për mediumet angleze.

“Operacioni i sotëm na ka dërguar një mesazh të fortë që ne duhet të kemi kujdes të madh nga kopjimet e ndryshme,” ka thënë Danny Medlycott.

Sigurisht që ky lajm do të jetë shumë i dëmshëm për tifozët e Premier Ligës, ngase shumica e tyre në pamundësi për të paguar programet adekuate, shfrytëzonin internetin për të parë ndeshjet.

Lajme të ngjashme

Back to top button