Vllado Buçkovski dënohet me 2 vjet burg

Gjykata e apelit vendosi që ish-kryeministri dhe ish-ministri për Mbrojtje Vllado Buckovski, të jetë fajtor në procesin gjyqësor “pjesët e tankseve”, si dhe dënimin e mëparshëm  të gjykatës themelore prej 1 deri 3,5 vjetë burg, t’ia ul në dy vjetë, ka njoftuar gjykata.

Ish-kryeministri së bashku me ish-shefin e Shtabit të përgjithshëm të Armatës së Maqedonisë Metodija Stamboliski dhe tre të tjerë të akuzuar, akuzoheshin se kishin blerë pa nevojë sasi të mëdha të panevojshme të pjesëve rezerve për tanket e tipit Т-55, gjatë vitit 2001. Ata, arkën e shtetit me këtë, e kishin dëmtuar për 2,5 milionë euro./Lajmpress

Lajme të ngjashme

Back to top button