Qeveria e shkarkoi Buçkovskin edhe pse i ishte vazhduar mandati

Bisedimet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për zhbllokimin e procesit eurointerues të Maqedonisë së Veriut nuk do të udhëhiqen nga Vllado Buçkovski në bazë të vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Në bazë të vendimit të Qeverisë, ish-kryeministri Vllado Buçkovski nuk do të jetë më i përfaqësuesi special i ngarkuar në bisedimet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Planifikohet që dy vendet të vazhdojnë negociatat me grupe të punës.

Buçkovski ishte emëruar nga kryeministri në largim, Zoran Zaev, në këtë pozitë  në fillim të dhjetorit 2020, ndërsa në fund të vitit 2021 i ishte vazhduar mandati.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria këtë vit i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button