Renova siguroi fitore me vlerë

Renova shënoi fitore kundër Bregallnicës në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Parë, ndeshje kjo e luajtur në Stadiumin e Qytetit të Tetovës.

Ishte kjo një ndeshje mjaftë cilësore e të dy ekipeve pasi futbollistët e trajnerit Qatip Osmani e ata të Gjore Jovanvskit gjatë 90 minutave treguan lojë të hapur dhe cilësore duke krijuar shumë raste, por fitorja i takoi ekipit që kishte e donte më shumë fitoren.

Fitoren për Renovën në këtë ndeshje e paralajmëroi Fatjon Jusufi me golin e realizuar në minutën e 27-të. Renova edhe pas golit vazhdoi me lojë të hapur dhe me sulme por edhe kësaj radhe sinë ndeshjet tjera dënimi i erdhi në lojën shtesë të pjesës së parë Mishev arriti që të shënojë në rrjetën e vendasve për barazim të rezultatit në 1:1.

Në minutën 67-të Izair Emini me kokë tundi rrjetin e Gaçevskit dhe ky ishte rezultati i ndeshje, duke i dhënë fitoren Renovës.

Kjo ishte fitorja e dyta e Renovës me çka tashmë ka grumbulluar 8 pikë.

Në ndeshjet tjera Vardari shënoi fitore ndaj Metalurgut me rezultat të thellë 4-1 me golat që i shënuan Asani,Gërnçarov, Grozdanovski dhe Ivanovski, ndërsa golin për vendasit e shënoi Kërstev. Në Kratovë Sileksi dhe Pelisteri i ndanë pikët duke luajtur 1-1. Nesër luhet ndeshja e fundit e xhiros së gjashtë  ku takohen Teteksi dhe Horizonti.
Me 14 shtator, me fillim në orën 16:00, takohen: Shkëndija – Sileksi, Pelisteri – Teteksi, Bregalnica – Rabotnicki, Vardari – Renova, Horizont Turnova – Metalurgu. / Portalb/

 

Lajme të ngjashme

Back to top button