Shkupi lider i vetmuar në Ligën e Dytë

Skuadra e Shkupit e ka fituar edhe ndeshjen e katërt të sezonit të ri, duke u shkëputur si lider i tabelës së Ligës së parë, ndërsa “viktimë” e radhës ishte skuadra e Vëllazërimit, që deri sot ishte skuadra e barabartë me pikë.

Ndeshja filloi me dominim total të djemve nga Çairi, të cilët për asnjë moment nuk lejuan kundërsjtarin që të vjen në shprehje. Ashtu sikurse kalonin minutat, radhiteshin edhe shanset, duke filluar nga Muharrem Bajrami, Bujamin Asani, Goran Maznov, Goran Stankovski, Ardian Nuhiu, Besir Demiri dhe të tjerët, godisnin pa mëshirë portën e Raif Mirselloskit, por vetëm duke goditur shtyllën, dhe duke mos arritur që të shënojnë dhe golin. Kështu edhe përfunduan 45 minutat e para, me shumë raste të Shkupit dhe asnjë të Vëllazërimit.

Pjesa e dytë filloi krejt ndryshe, Shkupi sikurse u detyrua pak sa të luajë më në mesfushë, ndërsa më shpesh sulmonin, me kundërsulme. Deri në minutën e 80-të, përsëri kishte disa gjysmë raste, por asnjë e konkretizuar. Pikërisht në minutën e 80-të, Muharrem Bajrami nxjerr “mllefin” e mos realizmit, duke shënuan një super gol. Festa e shkupjanëve, nuk përfundoi me kaq, ndërsa tani më u bë si obligative që në mesin e golashënuesve të jetë dhe  Fatmir Arifi, i cili shënoi pas një asistimi të Ardian Nuhiut.

Muharrem Bajrami

“Këtë fitore ne e kishim pritur, ne dëshmuam se jemi ekipë më e mirë se Vëllazërimi dhe kjo dëshmoi me lojën që e imponuam gjatë 90 minutave. Kjo fitore nuk do të thotë se kemi përfunduar me gjithë punën, por kjo do të jetë një motiv shtesë për ndeshjet e radhës.  Jam i kënaqur edhe nga loja ime, pasi që me golin tim u hap edhe rezultati. Këtë fitore ua dedikoj tifozëve “Shvercerave” dhe të gjithë tifozërizë së Shkupit, pasi që na kanë përkrah vërtet gjatë 90 minutave.

Zekerija Ramadani

“Ndeshjen ndaj Vëllazërimit, vetë mëdiat e kishin caktuar si derbi, pasi që për ne ishte një ndeshje e radhës, por normal me kishim respekt ndaj ekipit të Vëllazërimit, pasi që nuk i ka marrë rastësosht ato 9 pikë deri më tani. Unë të them të drejtën nuk jam i kënaqur prej rezultatit, në bazë të rasteve që i kishim, me të vërtet rezultati duhej të ishte dhe më i lartë, por fundja ne i arkëtuam edhe tri pikë të reja dhe koncentrohemi në ndeshjen e ardhshme”.

Suat Zendeli

“Është kënaqësi që ta fillosh sezonin mbarë, pra nga 4 ndeshje 4 fitore, duke mos e harruar edhe ate të Kupës. Por tani kemi obligim edhe më të madh, pasi duhet vazhduar me këtë ritëm që të mbajmë pozitën e parë. Këtë fitore ua dedikoj “Shvercerave” dhe në veçanti Omer Bunjakut, të cilët i kanë dhënë ngjyrë kësaj skuadre për vite me radhë dhe tani ata janë stimul për ne që të vazhdojmë ta kthejmë Shkupin në Ligën e Parë”.

Liga e Dytë – Xhiro e katërt
Shkupi  – Vëllazërimi 2 : 0, Drita  – Skopje 2 : 0, Napredoku – Gostivari 1 : 1, Kozhuvi – Makedonija Gj.P. 0 : 0, EuroMilku – Mlladost CV 2 : 1.

Tabela: Shkupi 12, Vëllazërimi 9, Mlladost 5, Skopje 5, Kozhuvi 5, Gostivari 5, Drita 4, Euromilk 4, Makedonija 3, Napredoku 1 pikë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button