Ndryshimet Kushtetutës dhe ribalanci i Buxhetit para komisioneve kuvendore

Sot në rend dite të komisioneve amë të Kuvendit janë shtatë projekt-amendamente të Kushtetutës dhe ribalanci i Buxhetit.

Teksti i Projektit të amendamenteve të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë që Qeveria para pushimeve ia dorëzoi Kuvendit, sot do të shqyrtohet nga Komisioni kuvendor për çështje kushtetuese me të cilën sipas funksionit kryeson kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski.

Teksti përmban shtatë projekt – amendamente për të cilat, nëse pranohen, Kuvendi duhet të deklarohet në mbledhjen e caktuar për të mërkurën, më 27 gusht. Projekt – amendamentet që do të pranohen nga deputetët, më pas do të shkojnë për diskutim tridhjetëditësh, pas çka Qeveria sërish duhet t’i dorëzojë Kuvendit propozim-amendamentet në të cilat do të futeshin vërejtjet nga diskutimi. Pritet që e tërë procedura për miratimin e amendamenteve kushtetuese të përfundojë deri në fund të tetorit.

Lajme të ngjashme

Back to top button