Zbulohen karakteristikat e BlackBerry Passport

Bashkë me Apple iPhone 6 dhe tabletin e ri të Samsung, Galaxy Note 4, është edhe modeli i ri i telefonit BlackBerry Passport, të cilin e presin përdoruesit të debutojë gjatë muajit shtator 2014.

Modeli më i ri i telefonit nga BlackBerry vjen me dizajn shumë unik, ndërsa tastiera e saj fizike tani ofron edhe funksionin e kursorit të navigimit, tipar tashmë i njohur për telefonat BlackBerry.

Mirëpo, këto nuk janë karakteristikat e vetme të cilat i sjell BlackBerry Passport, sepse bashkë me dizajnin e dallueshëm, telefoni ofron edhe ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 4.5 inç me rezolucionin prej 1440 x 1440 pikselëve, me densitet të pikselëve që arrin në 453ppi, ose më shumë sesa rivali Samsung Galaxy S5, që ofron 432 ppi.

Mbrojtja e ekranit do të ofrohet nga Gorilla Glass 3, dhe jo nga safiri që pritet të sjell iPhone 6, dhe bateria e telefonit do të ketë kapacitet prej 3450mAh.

Procesori i Passport do të jetë quad-core 2.2GHz Snapdragon 800 me Adreno 330 GPU për grafika, ndërsa aty janë edhe 3GB RAM me 32GB hapësirë të brendshme.

Kamera e pasme e BlackBerry Passport sjell 13MP në OIS (stabilizuesin optik të fotografisë), ndërsa ajo e përparme do të jetë me 2MP, për të mundësuar selfie, video thirrje, dhe jo vetëm kaq.

Lajme të ngjashme

Back to top button