Dukagjin, ndërpritet operacioni antikanabis

Policia e Shtetit ka ndërprerë në ditën e pestë të operacionit, aksionin antikanabis në Dukagjin, të kryesuar nga Artan Didi, për të rinisur sërish gjatë ditës së nesërme.

Mësohet se shkak për ndërprerjen e operacionit është bërë takimi që do të zhvillojë sot ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe kryeministri Edi Rama, me drejtuesit e policisë në 12 qarqe, lidhur me masat që do të merren për ndalimin e ndërtimeve pa leje.

Gjatë ditës së djeshme, deri në orën 17:30, në fshatrat Pog, Kir, Xhan, Kasnec dhe në Luginën e Gurit të Kuq, uniformat blu kanë identifikuar 50 parcela me mbi 27 mijë rrënjë kanabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie.

Konkretisht, në fshatrat Xhan, Kasnec, Pog dhe Kir, janë identifikuar dhe asgjësuar rreth 7200 rrënjë bime kanabis, ndërsa në luginën e Gurit te Kuq, në një terren tepër të pyllëzuar dhe malor, në kufirin ndarës ndërmjet Komunës Pult dhe Shosh, janë identifikuar dhe asgjësuar mbi 25 mijë rrënjë kanabis sativa.

Gjithashtu policia ka mundur të identifikojë edhe grupin e zjarrit që për tri ditë me radhë, ka qëlluar mbi policinë dhe mbi helikopterët e forcave speciale të angazhuara gjatë operacionit për asgjësimin e parcelave me kanabis në komunat e Dukagjinit.

Grupi i zjarrit përbëhet nga 10 banorë të komunës Pult, ndërsa policia informon se do të japë shpërblim 100 mijë euro për ata që ndihmojnë në arrestimin e tyre./shkeulli/

Lajme të ngjashme

Back to top button