Për çfarë mund t’ju shërbejë TEC Osllome, kërçovarëve?

Projekti me titull “Studime për lidhjen e komunave Osllomej, Zajaz dhe Kërçovë në ngrohjen qendrore të TEC Osllomesë” u prezantua sot përpara qytetarëve të Kërçovës nga qendra për ngrohje, Shkup. Studimi kishte për qëllim t’jua bëj me dije qytetarëve mundësit e TEC Osllome që të mbulojë me energji ngrohjeje pjesët e lartpërmendura të qytetit.

Sipas prezantuesve, përparësitë e këtij projekti janë rehatia dhe komfori, mospasja e nevojës për oxhaqe të tjera përveç oxhakut kryesor, pasja e një hapësirë të lirë më të madhe në objekt, kushte më të mira higjienike etj.

Përçimi i ngrohtësisë do të bëhet nëpërmjet të përçimit të ujit të ngrohtë me mekanizma që ta shpërndajnë atë nëpërmjet të gypave special dhe të izoluar mirë. Për instalimin e këtyre gypave nuk do të ketë nevojë për kanale të betonuara si në instalimet klasike.

Uji i nxehtë parashihet që prej te termocentralit e deri nëpër fshatra dhe vendbanime të arrijë për rreth një orë nëpërmjet ujësjellësit që do të kalojë nëpër rrugën magjistrale.

Sipas statistikave, vetëm qyteti ka nevojë për 50MË energji ngrohjeje, kurse problemi qëndron në atë se kapaciteti aktual i termocentralit mund të prodhojë vetëm 10 MË energji ngrohjeje.
“Këto janë opsione që ne kemi marrë përsipër të prezantojmë para qytetarëve të Kërçovës. Unë e vërejta që ato kanë nevojë edhe për më shumë informacion. Ne do të shqyrtojmë kërkesat e tyre dhe do të mundohemi të vijmë edhe me informacione tjera më të detajuara. Ndoshta në prezantimin e radhës do të kyçim edhe gazifikimin, që nëse ai fillin të aplikohet në Maqedoni, qytetarët të dinë që kush është opsioni më i mirë për ata.” – tha Dimitrija Ilievski, menaxher dhe projektues në qendrën për ngrohje, Shkup. 

Strategjitë që u propozuan nga prezantuesit ishin dy edhe atë, me shfrytëzimin e mazutit investim i cili do të kushtojë 4 milion e gjysmë euro, do të përfundojë Brenda 13,9 vitesh por do të jetë më i kushtueshëm për qytetarët që do ta shfrytëzojnë. Mundësia tjetër është me shfrytëzimin e qymyrit që do të kushtojë 13 milion e gjysmë euro, nevojitet rreth 30 mijë ton qymyr, do të zgjasë rreth 9,8 vite por t’ju kushtojë më lirë qytetarëve për ta shfrytëzuar.  

Sipas prezantuesit të projektit, Ilievskit, opsioni i fundit është më i mirë dhe mendohet të jetë më i suksesshëm.

Kryesisht të pranishmit nuk u shprehën të kënaqur nga informacioni që ju dha dhe deshën të dinë më shumë pse qytetarët nuk shfrytëzojnë asnjë të mirë nga ky termocentral i cili me vite ka ndotur ambientin në këtë rrethinë.

 “Sipas asaj që dëgjuam dhe që u prezantua, nuk kishte diçka konkrete, sidomos për fshatërat që janë afër termocentralit duhet të dinë a mund të kyçen apo jo. I gjithë projekti ishte i koncentruar se a mund të ketë Kërçova ngrohje qendrore me alternative të ndryshme. – tha Burim Kadriu, qytetarë prezent në prezantim.

Pjesa më e madhe e qytetarëve të Kërçovës gjatë muajve të dimrit ngrohen me dru kurse prerja e drurëve në të shumtën e rasteve bëhet në mënyrë të jashtëligjshme.
Termocentrali i Osllomesë aktualisht përballet me problemin e mospasjes së burimeve të mjaftueshme të qymyrit dhe jozyrtarisht spekulohet se rrezikon të mbyllet brenda disa vitesh./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button