Zyrtare: KF Shkupi në Ligën e Dytë, me plot risi

Ka më shumë se një javë që kishin filluar bisedimet me klube të ndryshme për të bërë fuzion (shkrirje), të ekipit të KF Shkupi me skuadër tjetër e cila nuk i ka mundësitë për të vazhduar garat në këtë Ligë. Kështu ka ndodhur në mes KF Shkupi dhe KF Korzo, ndërsa sot është zyrtarizuar dhe qështja e dokumentacionit, si dhe është bërë pagesa e kotizimit.

Menjëherë pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje numër i madh i sportëdashësve të KF Shkupi si dhe vet kryesia është shprehur e kënaqur nga kjo marrëveshje, dhe siq thanë ata se me këtë rast është përmirësuar padrejtësia e bërë në ndeshjen e balotazhit, ku Shkupi pas një penaltie të dyshimtë u eliminua nga ekipi i Tiverija.

Menjëjerë pas lajmit nga kryesia e klubit kemi marrë dhe informacionet se në ekipt tani më janë bashkuar dhe futbollistë të rinj, nga Rrufeja e Miletinës kanë ardhur Leonard Kallaba dhe Mentor Idrzi, ndërsa portier i skuadrës do të jetë Burhan Mustafa i cili ishte pjesë e KF Ddrita. Gjithashtu te KF Shkupi është bashkuar dhe futbollisti I KF Gostivari Boban Xhangarovski.

Nga na tjetër sipas kryesisë së tifo grupit “Shvercerat”, kemi mësuar dhe risin tjetër, se së shpejti klubi do të ketë dhe kryesi të re, pra nuk do të jetë më kryetar I klubit Rafet Muminoviq, por ditëve në vazhdim do të vendoset se kush do të jetë në krye të klubit të madh shqiptar nga Shkupi

Ekipi ka filluar me përgatitjet, duke zhvilluar dy seanca stërvitore në ditë, dhe atë një të lehtë në ora 18:00 dhe tjetrën në ora 22:00, shkaku se shumica e futbollistëve agjërojnë muajin e shenjtë Ramazanin. Sipas informacioneve ka gjasa që klubi në 6 muajt e para të paraqitet me emirin KF Korzo, por kjo ende nuk është definitive, pasi kryesia po bën të pamundshmen që edhe ky problem të zgjidhet. / Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button