Thaçi dëshiron të regjistrojë shqiptarët e diasporës

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka hedhur një ftesë publike në rrjetet sociale për të gjithë shqiptarët e diasporës, me qëllim që ata të regjistrohen për të krijuar regjistrin e diasporës dhe mërgatës.

“Unë dëshiroj të vë në dukje para jush një nismë të ndërmarrë nga Qeveria ime në fillim të këtij viti për krijimin e regjistrit të diasporës dhe mërgatës, – shkruan Thaçi në Fb, – dhe të ftoj të gjithë bashkatdhetarët tanë që ta mbushin formularin elektronik që gjendet më poshtë.

Diaspora kosovare ka luajtur një rol thelbësor gjatë historisë sonë dhe ka dhënë kontribut të çmuar për mbijetesën e popullit, qëndresën ndaj okupatorit dhe në zhvillimin ekonomik,- thekson Kryeministri i Kosovës. – Unë besoj se kjo pjese vitale popullit tonë do të vazhdojë të luajë një rol kyç në të ardhmen e vendit e prandaj përkujdesja për diasporën ka qenë e do mbetet prioritet imi.

Të dhënat e mbledhura do ndihmojnë qeverinë që të përmirësojë shërbimet e lehtësojë procedurat administrative që i nevojiten diasporës si dhe do të mundësojnë hartimin e politikave më efikase për përfshirjen më intensive të diasporës në zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit duke mundësuar hulumtime të mbështetura në të dhëna cilësore dhe metodologji rigoroze.”

Lajme të ngjashme

Back to top button