Meshaal: Izraeli po kryen Holokaust ndaj Gazës

Shefi politik i Hamasit Khaled Meshaal ka premtuar të vazhdojë luftën kundër Izraelit derisa shteti i vetë-shpallur hebraik të plotësoj kushtet palestineze për një armëpushim të përhershëm, e sidomos për heqjen e bllokadës shtatë-vjeçare të Rripit të Gazës.

Në një intervistë ekskluzive me Anadolu Agency, Meshaal akuzoi Izraelin për kryerjen e një holokaust në Rripin e Gazës.

“Ne jemi të vendosur për të realizuar kërkesat e popullit palestinez, sidomos heqjen e rrethimit dhe sigurimin e lirimit të të burgosurve palestinezë,” tha Meshaal.

“Ne nuk do të heqim dorë derisa kërkesat palestineze – në krye të të cilave është heqja e rrethimit të Gazës – të jenë përmbushur,” pohoi Meshaal.

“Mesazhi ynë për botën është se ka ardhur koha të merremi me problemin kryesor që shkakton trazira, [Izraelin] dhe ta bëjmë të mundur që populli palestinez të jetoj në paqe në tokën e tyre,” shtoi ai.

“Ajo që Izraeli ka bërë në Rripin e Gazës gjatë 45 ditëve të fundit është një holokaust të vërtetë,” tha Meshaal për AA. “Ata po vrasin fëmijët, janë duke shkatërruar zonat e banuara, xhamitë, spitalet dhe shkollat e drejtuara nga OKB-ja.”

Ai tha se më shumë se 2000 palestinezë – një e katërta e të cilëve ishin fëmijë – janë vrarë në sulmet e fundit izraelite.

“Izraeli është duke përsëritur atë që bëri udhëheqësi nazist Adolf Hitleri vite më parë,” tha Meshaal.

Izraeli rifilloi sulmet ajrore në Rripin e Gazës të martën si pasojë e kolapsit të negociatave indirekte që kanë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje të përhershme armëpushimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button