Në moshën 55 vjeçare, ndahet nga jeta profesori Fejzulla Shabani

Pas një sëmundje të rëndë kardiovaskulare, në moshën 55 vjeçare ka ndërruar jetë profesori universitar Fejzulla Shabani. Frymën e fundit, Shabani e dha në shtetit për të cilin shkroi edhe një pjesë të historisë, në Shqipëri, ku kishte udhëtuar për të kaluar pushimet verore me familjen e tij.

Shabani lindi në shtator të vitit 1959 në fshatin Reçan të Gostivarit. Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në Gostivar, ndërsa në viti 1979 vazhdoi studimet në Universitetin e Prishtinës, dega e historisë. Në vitin 1992 vazhdoi studimet pasuniversitare në Fakultetin Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës.

Pas një pune kërkimore e hulumtuese – shkencore, fitoi titullin doktor i shkencave të historisë. Shabani ka qenë pjesëmarrës i më shumë konferencave shkencore si ato kombëtare, por edhe ndërkombëtare. Në vitet 1998-2001 ka qenë zëvendësministër i Arsimit në Maqedoni. Në vitet 2001-2002 Sekretar shtetëror në Ministrinë për Punë dhe Politik Sociale, ndërsa nga viti 1998 deri në vitin 2002 ka qenë anëtar i Komitetit për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në Strazburg. Nga viti 1996 deri vitin 1998 ka qenë anëtarë i Senatit të Universiteti të Tetovës.

Në vitin 2008 deri në vitin 2009, ka qenë prorektor në USHT, përgjegjës i studimeve të magjistraturës. Ka pasur edhe dhjetëra tituj dhe artikuj të botuara, ndër to edhe punimin mbi organizimin, veprimtarinë dhe formimi i Balli Kombëtar në Maqedoni, refleksioni i Lidhjes së Dytë të Prizrenit në Maqedoni, Rezistenca e Shqiptarëve të Shkupit ndaj Pushtimit Bullgar në vitet 1941- 1944, e tjerë. Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet gjatë ditës së Premt

Lajme të ngjashme

Back to top button