Mot me diell dhe me vranësira lokale

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri më 17 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 29 deri në 34 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot kryeisht me diell, me temperaturë ditore deri më 32 gradë Celsius.

Nxehtë do të jetë edhe në rajonin e Ohrit dhe të Prespës ku temperatura e ditës do të arrijë deri më 31 gradë, ndërsa në rajonin e Dojranit deri më 33 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë 8.

Gjatë ditëve të ardhme do të mbajë mot stabil dhe i ngrohtë, kah fundi i javës do të ketë kushte për shi afatshkurtër lokal.

Lajme të ngjashme

Back to top button