Hamasi: Ne dimë të mposhtim Izraelin (Video)

Nëse Netanjahu nuk di të fitojë nga bisedat e paqes në Kairo, atëherë ne do ia tregojmë atë me luftë, thotë zëdhënësi i Hamasit, Barhoum.

Armëpushimi gati njëjavor mes Hamasit dhe Izraelit u prish për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre. Kushtet themelore të palestinezëve, por që janë të papranueshme për regjimit hebrej, janë zhbllokimi i Gazës, lirimi i të burgosurve palestinezë dhe lejimi i peshkimit në Detin Mesdhe në distancë prej 10km.

Prej luftimeve të ditës së djeshme, deri tani kanë humbur jetën disa palestinezë, mes të cilëve edhe familja e një komandanti të lartë të Hamasit, Muhamed Deif.

Portalb u sjell edhe një video të sulmeve të hebrenjve kundrejt shtëpive të civilëve palestinezë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button