LSDM-me strategji të re për veprim jashtë institucioneve

Anëtarët e Këshillit Qendror të LSDM-së sot do të bisedojnë për strategjinë e re për veprime jashtë institucioneve gjë për të cilën bënin thirrje gjatë gjithë kohës së verës.

Sipas funksionarëve të lartë të LSDM-së janë grumbulluar të gjitha analizat, njohuritë, rekomandime nga anëtarët, simpatizantët, intelektualët e pavarur për atë se si do të veprojnë në të ardhmen si opozitë jashtë-parlamentare.

Edhe pse ka pasur edhe propozime për kthimin në Kuvend nga anëtarët më të moshuar, Këshilli Qendror aspak nuk do të diskutojë për këtë çështje pasi kjo është miratuar në kongresin e partisë dhe vetëm atje mund të ndryshohet.

Propozimi i qeverisë për kthimin e deputetëve të opozitës në Kuvend është diçka tjetër, e para është definimi final i strategjisë për veprim jashtë-institucional thonë nga partia e Zaevi.

Për kthim në Kuvend mbetet kërkesa për formimin e qeverisë teknike, thonë nga kjo parti.

Lajme të ngjashme

Back to top button