Jashari – Oer, shprehin nevojën për një sistem gjyqësor më efikas

Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari sot ka pritur në takim Ambasadoren e Francës, LoransOer. Temë e bisedës në këtë takim ishte bashkëpunimi i suksesshëm i cili realizohet mes dy vendeve me theks të posaçëm mbi gjyqësorin, si dhe mënyrat e mëtutjeshme të bashkëpunimit.

Ministri Jashari e informoi ambasadoren Oer për proceset vijuese dhe për aktivitetet reformuese që po ndërmerren për të siguruar një sistem gjyqësor më efikas dhe të pavarur. Ambasadorja Oer përgëzoi ministrin Jashari për funksionin e ri si Ministër i Drejtësisë dhe shprehi gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit. Ajo gjithashtu potencoi se ndryshimet dhe reformat që po bëhen në sferën e gjyqësorit janë ndryshime esenciale dhe bëhet fjalë për sferë kyçe dhe me rëndësi të madhe për procesin e Integrimit Evropian.

Gjatë takimit u diskutua për çështje të rëndësishme për implementimin e reformës gjyqësore dhe bashkëpunimit në sferën e drejtësisë mes Maqedonisë dhe Francës, si dhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm me Akademinë për trajnimin e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik dhe aktivitetet e lidhura me Shkollën Nacionale për Drejtësi të Francës – BORDO, e cila është një ndër institucionet botërore më të njohura dhe me më përvojë për trajnim në sferën e gjyqësorit.

Ministri Jashari, pasi që e informoi ambasadoren për rrjedhën e mëtejshme të procesit intensiv reformues, u falënderua për mbështetjen e ofruar dhe shprehi interes për bashkëpunim të  mëtutjeshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button