Marrëveshja për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë para shumë sfidave

Shefi i diplomacisë bullgare në qeverinë kalimtare të Bliznashkit, Daniell Mitov është i vetëdijshëm se Shkupi dhe Sofja nuk do të jenë në gjendje të arrijnë finalizimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë për aq kohë sa nuk dihet rezultati i zgjedhjeve në Bullgari, të planifikuara për në tetor 5. Mitov nuk është kundër vazhdimit të negociatave midis dy vendeve edhe me qeverinë e ardhshme.. E rëndësishme sipas tij është firmosja e kësaj marrëveshjeje, transmeton Alsat.

“Kuptohet, ne mbetemi në qëndrimin se Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë me Maqedoninë duhet të firmoset. Kjo, për mua dhe për ju, është e qartë se nuk ka shanse të ndodhë brenda këtyre muajve, por nëse vazhdojmë të bisedojmë, pavarësisht a do të vijë nga pala maqedonase apo do të jetë iniciativë e jona, do të kontribuojë në përgatitjen e kornizës së Marrëveshjes”., tha Daniel Mitov, Ministër i Jashtëm i Bullgarisë.

Edhe homologu mikpritës është i vetëdijshëm se procesi do të mbetet pezull për pak kohë. Popovski bëri të qartë vullnetin e Shkupit, por theksoi se për një pjesë të vërejtjeve, zgjidhja e të cilave varet nga formalizimi i Marrëveshjes, nuk ka mandat që t’i kapërcejë.

“Mendoj se nëse vazhdojmë diskutimin e hapur me këtë ritëm, mbyllja e kësaj çështjeje nuk duhet të jetë e vështirë, që objektivisht, nuk është në favor të Maqedonisë, pasi gjëja e fundit që duam të na ndodhë është që të kemi dy shtete anëtare të BE-së që të na bllokojnë” – tha Poposki për “Deutsche Welle”, u shpreh Nikola Poposki, Ministër i Jashtëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button