Shkëndija do ta shfrytëzon stadiumin në Qendrën Sportive

Komuna e Tetovës ka vendosur që t’ia japë në dispozicion Shkëndijës terrenin e futbollit me bar artificial në Qendrën Sportive në Tetovë. Drejtuesit e Komunës i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së ‘kuqezinjve’ dhe në të ardhmen të gjitha kategoritë e klubit do të mund ta shfrytëzojnë terenin e ri të ndërtuar me bar sintetik dhe sipas standardeve më kualitative evropiane.

Me këtë rast drejtuesit e Shkëndijës e falënderojnë publikisht Komunën e Tetovës, që me këtë vendim i del në ndihmë sportit dhe në mënyrë direkte kontribuon në zhvillimin e futbollit në vend. Shkëndija tani më ka sistemuar programin javor të stërvitjeve të të gjithë grupmoshave, të cilat do të zhvillohen në terrenin e ri te Qendra Sportive në Tetovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button