Khedira drejt Anglisë

Sami Khedira po i numëron orët e fundit te Real Madridi. Mesfushori gjerman ka vendosur të largohet nga Santiago Bernabeu, njofton Daily Express.

E gjithë kjo dëshirë për t’u larguar është pas lënies jashtë skuadrës në ndeshjen e finales së Superkupës së Evropës, që Reali e mposhti Sevillën me rezultat 2:0.

E ardhmja e gjermanit do të jetë kampionati anglez, ku për të interesim po shprehin Arsenali dhe Chelsea, ndërsa këtë të fundit sipas mediave angleze janë më afër nënshkrimit, falë raporteve të Mourinhos me mesfushorin.

Lajme të ngjashme

Back to top button