Qeveria nuk interesohet për të paguar faturat e përmendoreve shqiptare për “Shkupi 2014”

Komuna Qendër ka zbuluar për TVM2 se vendosja e përmendoreve të Nexhat Agollit, Pjetër Bogdanit dhe Josif Bagerit, po ngec shkaku i dokumentacionit jo të plotë. Zëdhënësja e kësaj komune Katerina Canevska thotë se punimi i përmendoreve të lartpërmendura ose nuk është paguar, ose janë humbur fletëpagesat gjatë periudhës mes dy rretheve të zgjedhjeve të fundit lokale.

“Që të vendosen përmendoret e tre veprimtarëve shqiptar, të cilat e dimë që janë pjesë e projektit ‘Shkupi 2014’, duhet të paguhen faturat për përpunimin e tyre. Kompetentët në Komunën Qendër ende nuk mund t’i gjejnë dhe i kërkojnë faturat.

Opinioni e di se çfarë ndodhi mes rretheve zgjedhore në zgjedhjet e fundit lokale dhe se shumë nga dokumentacioni humbi” thotë Katerina Canevska, zëdhënëse e Komunës Qendër.

Sipas Komunës Qendër, përbërja e kaluar e kësaj komune nga radhët e VMRO DPMNE-së, qëllimisht ka anashkaluar vendosjen e përmendoreve të tre veprimtarëve shqiptarë që të krijojë tensione ndëretnike.
“Kryetari i Komunës Qendër disa herë deklaronte dhe ky është qëndrimi i tij edhe tani se këto përmendore të tre veprimtarëve shqiptarë qëllimisht janë lënë nga garnitura e kaluar si ‘veza e qyqes’ për të nxit pakënaqësi dhe tensione ndëretnike, por ai thekson se nuk do të bie pre e provokimeve të tilla”, ka thënë më tej Caneska.

Lajme të ngjashme

Back to top button