“Në kohën e Mourinhos kishte shumë përçarje tek Reali”
Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Raul Albiol ka thënë se në dhomat e zhveshjes të kësaj skuadreje, në sezonin e fundit, kishte shumë konfrontime, teksa Jose Mourinho asesi të krijonte paqe ndërmjet lojtarëve.
“Ishte shumë e vështirë të mbahej paqja në atë kohë. Ne nuk i arritëm synimet tona, dhe e kemi ditur që Mourinhos nuk do qëndronte”.
“Shumë nga ne kishim konfrontime, dhe gjëja më e mirë ishte që sezoni të përfundonte sa më shpejtë, dhe të fillojë një i ri, ku të gjithë do kishin mundësi të marrin vendime personale”.
“Unë kisha mundësi për të marrë vendim, dhe vendosa të largohesha, pasi nuk luajta shumë”, ishin fjalët e Albiol për Tiki Taka.