Nimic komenton akuzat për mbështetje të kongresistëve grek

Si shtetas i SHBA-së, unë mbështes kandidatë të caktuar amerikanë për shkak të qëndrimeve të tyre për disa çështje të brendshme dhe kjo nuk ka kurrfarë ndikimi të ndërmjetësimit në kontestin midis Shkupit dhe Athinës, thotë ndërmjetësi Methju Nimic në një intervistë për programin “Zëri i popullit” në TV Sonce.

Nimic në intervistë u pyet për akuzat e maqedonasve nga Australia të cilët kohë më parë kanë publikuar në gazetat australiane në gjuhën maqedonase se ai gjoja ka financuar një kongresist amerikan me origjinë greke në zgjedhjet e kaluara në SHBA, që paraqet konflikt të veçantë të interesave, sepse e ka rolin e ndërmjetësit në kontestin midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Nimic thotë se mbështetjen që ua ka dhënë kandidatëve të caktuar në zgjedhjet amerikane nuk ka kurrfarë ndikimi ndaj realizimit të funksionit të tij në Kombet e Bashkuara, që, pohon, e kryen në mënyrë të paanshme.

“Por, obligimi im, si shtetas amerikan është që të marr pjesë në procesin tonë zgjedhor. Besoj se u kuptuam. Për shembull, jap mbështetje financiare për kongresisten time lokale që nga viti 1992, sepse sipas mendimit tim kryen punë të mirë në qarkun tim”, theksoi ndërmjetësi në kontestin midis Maqedonisë dhje Greqisë për “Zërin i popullit” në TV Sonce.

I pyetur nëse është e mundur dorëheqje përderisa konfirmohet se financimi i kongresistit me origjinë greke në zgjedhjet në SHBA është konflikt i interesave dhe çka mendon për propozimin për ndërmjetës të ri në kontestin për emrin nga BE-ja i cili do të punonte së bashku me të, Methju Nimic i drejtpërdrejtë: “Tani nuk dëshiroj të komentoj më shumë, veçanërisht gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”.

Lajme të ngjashme

Back to top button