Facebook paditet nga banorët e Maqedonisë

Deri më tani 112 maqedonas i janë bashkangjitur një padie të përgjithshme kundër rrjetit social “Facebook” për shkak të shkeljes së ligjeve evropiane për mbrojtje të të dhënave.

Këtë për Telegraf.mk e kanë konfirmuar nga Europe-v-Facebook, organizatë e aktivistit austriak për të drejtat e privatësisë Maks Shrems, i cili ka dërguar padi grupor para gjyqit në Vjenë.

Një farë Dragani nga Shkupi është njëri prej të cilëve i është bashkangjitur padisë, ai pret që shfrytëzuesit të fitojnë rastin për shkak se praktika e deritanishme gjyqësore e gjyqeve evropiane çdoherë ka qenë në anën e qytetarëve, të  drejtat e të cilëve janë lënduar në raste të ngjashme.

Në këtë proces gjyqësor kundër “Facebook” mund të kyçen shfrytëzues të rrjetit social prej të gjitha vendeve përveç nga Kanada dhe SHBA.

Nëpërmjet kësaj padie kërkohet dëmshpërblim në lartësi prej 500 euro për çdo shfrytëzues, por edhe “Facebook” të dënohet për shkak të shkeljes së të drejtave për mbrojtje tëprivatësisë, si shfrytëzim të të dhënave pa autorizim direkt nga shfrytëzuesit, shfrytëzim jashtëligjorë i të dhënave dhe përdorimi i tyre për mbikëqyrje të shfrytëzuesve, zbulim të të dhënave për shfrytëzuesit për aplikacionet e jashtme, kyçje automatike të opsionit Graph Search dhe të ngjashme.

Lajme të ngjashme

Back to top button